Reshiti:"Pushtetarët si Thaçi, Haradinaj, Mustafa e Pacolli kanë dëshmuar se nuk janë në shërbim të popullit"

  • 12 February 2018 - 12:32
Reshiti:

Gënjeshtrat e liderëve tanë politikë kanë qenë gjithmon mënyra ma e mirë për të manipuluar me popullin. Klasa jonë politike që nga paslufta kryekëput politikën e tyre qeverisëse e kanë mbështetur në gënjeshtra dhe premtime të kota. Pushtetarët nuk kanë vizion për shtetëndërtimin e Kosovës por kanë qëllime të pasurimit të tyre . Zhvatja e pasurive të shtetit dhe keqpërdorimet e buxhetit të shtetit nga pushtetarët kanë bërë që Kosova të shndërrohet në vend pa perspektiv.Pushtetarëve si Thaqit,Haradinajt,Mustafës e Pacollit kane dëshmuar se nuk janë në shërbim të popullit por të vetvetës së tyre. Qeverit e tyre janë karakterizuar si qeveri të super luksit të shtetit më të varfër të Evropës. Këta politikan demagog tash e shumë vite po e zhvatin shtetin me premtime të kota pa dhënë asnjë përgjegjësi për dështimet e mosrealizimit , bile as pa kerkuar falje.Nëse për qytetarët e Kosovës nuk është bërë mjaftë nga gënjeshtrat e politikanëve kosovare, zyrtarët Evropian me strategjin për zgjerimin e Ballkanit folën zëshëm,qartë dhe fuqishëm . Ata sqaruar se Kosova nuk është në planet e integrimit Evropian edhe për dekada.Kjo është si merit e politikanëve tanë mafioz dhe të korruptuar dhe si pasoj e qyqarllëkut qytetarë për të rrëzuar këta mafioz nga drejtimi politik i shtetit.Evropa tash nuk po kërkon asgjë më nga politikanët tanë mafioz dhe të korruptuar,por po Berlin aktivizim të qytetarisës që Kosovës nëse duan rrugën për në BE.Qyetari i Kosovës duhet të zgjedh ose Evropën pa këtë klasë mafioze ose të vazhdon tutje në mjerim jasht Evropës. Fajtor kryesor të dështimeve të shtetit të Kosovës janë pushtetarët kosovar që me paaftësin e tyre po e dëmtojnë të ardhmen e një populli.

(Kosova Sot)