Kryeministri i Malit të Zi vjen për Shën Valentin në Prishtinë

  • 12 February 2018 - 12:42
Kryeministri i Malit të Zi vjen për Shën Valentin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën të mërkurën, pasi moti nuk e la që më 6 shkurt të ateronte në Prishtinë.

Zëdhënësja e Qeverisë , Donjeta Gashi, ka thënë për Gazetën Express se Markoviq do të vijë në Kosovë të mërkurën.

 “Kryeministri i Malit të Zi do të qëndrojë në Kosovë me datat 14 dhe 15 shkurt 2018. Agjenda e plotë për takimet të cilat do t’i zhvillojë do të bëhet publike me kohën”, ka thënë Gashi.

Kryeministri i Malit të Zi pritej të vinte më 6 shkurt, por për shkak të kushteve të paparështatshme meteorologjike i ishte pamundësuar ardhja.

(Kosova Sot)