Mustafa: Ende nuk është krijuar një masë kritike e kundërshtimit të qeverisjes së keqe

  • 12 February 2018 - 13:00
Mustafa: Ende nuk është krijuar një masë kritike e kundërshtimit të qeverisjes së keqe

Eksperti i ekonomisë dhe ligjëruesi universitar, Muhamet Mustafa, në një prononcim për "Kosova Sot", theksoi se problemet e zhvillimit ekonomik të vendit tonë kanë ngecur gjatë kësaj kohe dhe ende nuk është krijuar një masë kritike e kundërshtimit të qeverisjes së keqe kundër korrupsionit dhe mos-llogaridhënies për qeverisje të keqe."Mendoj se kjo masë kritike e opinionit e njerëzve e qytetarëve, mediave dhe shoqërisë civile te ne ka filluar më me sukses. Por derisa nuk krijohet një masë e tillë kritike do të jemi këtu ku jemi. Kjo sidomos 10 vjet pas pavarësisë, por edhe tash në kohën e sotme madje edhe më tepër"

(Kosova Sot)