Deputetët kërkojnë përgjegjësi për gjendjen e kullave të Jasharajve

  • 12 February 2018 - 13:04
Deputetët kërkojnë përgjegjësi për gjendjen e kullave të Jasharajve

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor ka dështuar të mbajë mbledhjen e radhës në mungesë të kuorumit.

Ndonëse sipas rendit të ditës komisioni kishte për të diskutuar nismën legjislative për Projektligjin për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, u tha se kjo pikë ishte gabimisht në agjendë.

Gjendja e kullave të Jasharajve nuk është e mirë dhe është kërkuar intervenim urgjent e përgjegjësi, nga anëtarët e këtij komisioni.

Përderisa javën e kaluar komisioni kishte miratuar nismën për procedim të Projektligjit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Qeveri.

Deputeti i VV-së, Liburn Aliu,  tha se presin që shpejtë të përfundojnë edhe procedurat tjera.

Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri, ka kërkuar auditimin e financave të Agjencisë për Mbrojtjen e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore.

Ky projektligji ka mbetur pa u miratuar në legjislaturën e kaluar për shkak të zgjedhjeve. Ai pritet që t`u nënshtrohet sërish procedurave.

Kuvendi në mars të vitit të kaluar kishte miratuar në lexim të parë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Për këtë Projektligj 56 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe 5 kanë abstenuar.

Image

 

(Kosova Sot)