Refuzoi të blinte ilaçin për shkak të çmimit, vdes nga gripi nëna e dy fëmijëve

  • 12 February 2018 - 13:32
Refuzoi të blinte ilaçin për shkak të çmimit, vdes nga gripi nëna e dy fëmijëve

Nëna e dy fëmijëve, 38 vjeç, vdiq pasi refuzoi të merrte trajtimin e duhur kundër gripit duke thënë se ilaçi ishte shumë i shtrenjtë.

Heather Holland, nga Weatherford, Texas, u sëmur të hënën e kaluar dhe u diagnostikua me grip të mërkurën.

Për të trajtuar virusin, mjekët i thanë asaj të merrte Tamiflu, një mjekim antiviral që përdoret gjerësisht gjatë sezonit të gripit.

Megjithatë, mësuesja mendonte se kushtonte shumë, sipas bashkëshortit të saj Frank, i cili përfundimisht ia bleu gruas ilaçin pasi simptomat nuk po i lehtësoheshin.
Të premten në mbrëmje, gjërat u përshkallëzuan dhe ajo përfundoi në spital nën kujdes intensiv ,tha bashkëshorti i saj për Daily Mail.

Por Heather vdiq ditën tjetër, duke lënë pas burrin e saj, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë shtatëvjeçar.


(Kosova Sot)