Reagon edhe Ismet Beqiri për vënien e flamurit tek rrethi kryesor i Prishtinës, kjo është porosia e tij për Ahmetin!

  • 12 February 2018 - 14:26
Reagon edhe Ismet Beqiri për vënien e flamurit tek rrethi kryesor i Prishtinës, kjo është porosia e tij për Ahmetin!

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri përmes rrjetit të tij social ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se nuk është nën kompetencën e tij vënia e flamurit në rrethin kryesor të Prishtinës.

Beqiri ka thënë se është e drejtë, kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit të vendos për çështjen e flamurit.

“Mos vono,vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërtën duhet te japin përgjegjësi për mos respektim të simbolit shtetëror”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Beqirit pa ndërhyrje: 

Miq të nderuar

Disa fjalë për mosvendosjen e Flamurit të Republikës së Kosovës te rrethi në Prishtinë

Është tërsisht e paqëndrueshme,e papranueshme,ligësi dhe e dënueshme me thënë ate që u tha për vendosjen gjegjësisht mosvendosjen e Flamurit shtetëror te rrethi në Kryeqytetin tonë..
Është e drejtë,kompetencë dhe përgjegjësi e plotë e Komunës dhe Kryetarit.
Edhe ajo pjesë ështē Prishtinë,menaxhohet nga Komuna.
Problemi është se duhet me dasht dhe respektuar Prishtinën,Kosovën,simbolet e shtetit.

Mos vono,vendose Flamurin se po koritesh…vendose sepse në të kundërten duhet te japni pergjegjesi për mos respektim të simbolit shtetëror.

Jo një,por 50 do ti vendosja po të duhej.
Jeni ose nuk jeni Kryetar,nuk mundeni edhe njëren edhe tjetren…

(Kosova Sot)