Qarri: Përveç UDB-ashit Baton Haxhiu, i involvuar edhe Edi Rama

  • 12 February 2018 - 13:51
Qarri: Përveç UDB-ashit Baton Haxhiu, i involvuar edhe Edi Rama

Lëvizjet e frikshme

Analisti Gani Qarri thotë se si dëshmi koordinimi me zyrtarët serbë na vjen fakti se në të njëjtën frymë dhe për të njëjtin skenar vetëm pak ditë më parë, në mënyrë tërësisht identike, foli edhe ministri aktual i Mbrojtjes në Republikën e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili me arsyetimin se dialogu nuk po sjell rezultate dhe nxjerrë pengesa Serbisë në rrugëtimin e saj, drejt Bashkimit Evropian,"propozoi" marrëveshje për "ndarjen e Kosovës", për të cilën ai thotë se do të zgjidhte kontestin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, e që në fakt çfarëdo marrëveshje sipas "kutit" të Serbisë për Kosovën nënkupton humbjen edhe zyrtarisht të veriut të saj, përderisa në anën tjetër Kosova realisht nuk do të fitonte asgjë, apo le të themi se nga "zemërgjerësia" e Serbisë dhe "gjesti i mirë" i Vuçiqit Kosovës do t'i ofrohej si "kompensim" më së shumti, një ulëse në OKB. Sipas tij, Kosova më nuk do të mbetej as konsiderohej shtet! Mirëpo, Qarri beson që kjo lojë nuk do të pranohet nga Qeveria dhe kryeministri Haradinaj, dy herë i përballur me drejtësinë ndërkombëtare ku doli fitues."Lëvizjet e fundit të frikshme të Hashim Thaçit, pas dështimit për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, të nxitur nga ai, si nga shtypi, ashtu edhe nga mediat dhe opinioni publik, po përkthehen hapur si lobim për këmbim të territoreve me Serbinë, e që fatkeqësisht, përderisa të mos përfundojnë bisedimet me këtë shtet fqinj, rreziku për ndarjen e Kosovës, mbetet i lartë dhe shumë potencial. Sado që një loje të tillë, të paktën duke u nisur nga qëndrimet e tij të deritanishme, nuk dua të besoj se do t'i bashkohet edhe kryeministri aktual, Ramush Haradinaj, i cili tanimë ka dëshmuar më se dy herë se nuk ua ka frikën gjykatave të Hagës, krejt ndryshe qëndron puna me Hashim Thaçin, sepse ai u frikësohet deri në atë masë këtyre gjykatave, saqë rreziku i ndarjes së Kosovës jo vetëm se gjithsesi ekziston, por ai në vijimësi mbetet permanent dhe gjithnjë i pranishëm. Në mënyrë që t'i ikin ndjekjes së Gjykatës Speciale, liderët institucionalë, në krye me Thaçin, i cili disa herë deri më tani ka dhënë mjaft shembuj egoizmi, se "unin" e tij personal, gjithmonë di ta vendosë para çdo interesi shtetëror e kombëtar, flet qartë që ai, sidomos tani, para fillimit të punës së kësaj gjykate, për ta shpëtuar veten, është në gjendje ta shesë edhe shtetin dhe bëjë ndarjen e Kosovës edhe zyrtarisht me Serbinë. Pa dyshim, është e vërtetë se ka kohë që ideja për ndarjen e Kosovës vazhdimisht katapultohej me forcë nga Serbia, por tanimë po vërtetohet katërçipërisht fakti se përveç bashkëmendimtarëve në Kosovë si z. Thaçi, në përkrahje të saj, paskan qenë edhe kryeministri dhe shitësi i ujërave detare të Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias. Ndaj, pas dështimit të përpjekjeve, të kastës udhëheqëse të vendit, për zhbërjen e Gjykatës Speciale, grupi i po këtyre pushtetarëve të shantazhuar të Kosovës, me në krye Hashim Thaçin, kanë nisur një lojë të re edhe më të rrezikshme se ajo e para dhe tanimë për ndarjen e Kosovës me Republikën e Serbisë", tha Qarri për "Kosova Sot". Ai thotë se hise të madhe këtu ka edhe Baton Haxhiu.

Sipas Qarrit, megjithëse shfaqjen e idesë për ndarjen e Kosovës thuhet fillimisht ta kenë bërë publike zyrtarët grekë, gjegjësisht ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë - me lobim në SHBA, e cila qysh atëherë ishte hedhur poshtë nga SHBA-të, tanimë kemi një nismë me rrezik edhe më të madh dhe vazhdimisht në rritje, për faktin se kjo aventurë po iniciohet direkt nga liderët vendorë të Kosovës, qoftë ajo edhe për arsye personale, të Hashim Thaçit, për shpëtimin e tij nga Gjykata Speciale, madje flitet se në vizitën e fundit që Thaçi i bëri SHBA-së këtë ide të rrezikshme ua ka shpalosur edhe drejtorit të CIA-s, amerikane dhe këshilltarëve të presidentit Donald Trump, për të cilën përveç aleatëve në Serbi u dëshmua se ai gëzon edhe përkrahjen e Edi Ramës."Si dëshmi koordinimi me zyrtarët serbë na vjen fakti se në të njëjtën frymë dhe për të njëjtin skenar vetëm pak ditë më parë, në mënyrë tërësisht identike, foli edhe ministri aktual i Mbrojtjes në Republikën e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili me arsyetimin se dialogu nuk po sjell rezultate dhe nxjerr pengesa Serbisë në rrugëtimin e saj, drejt Bashkimit Evropian,"propozojë" marrëveshje për "ndarjen e Kosovës"

(Kosova Sot)