Maloku:Kosova tash ose kurrë ka nevojë për një qeverisje me duar të pastra

  • 12 February 2018 - 15:17
Maloku:Kosova tash ose kurrë ka nevojë për një qeverisje me duar të pastra

Ndërsa anëtari i Kryesisë së Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, për "Kosova Sot" theksoi se e kemi një situatë të tillë ekonomike, ngase të gjitha qeveritë e pasluftës deri tek kjo e fundit synim parësor si po duket e kanë pasur veten e tyre, andaj edhe kemi një vendnumërim ekonomik."E meta më e madhe e këtyre qeverive deri më tash ka qenë puna e tyre pa asnjë strategji zhvillimore dhe veprimet në baza afatshkurtra", është shprehur ai. Sipas Malokut, vërejtjet më të mëdha ndaj qeverive të deritashme mbeten ato të mungesës së sundimit të ligjit."Sepse pa sundim të ligjit dhe pa një gjyqësor të depolitizuar nuk ka shtet të mirëfilltë e demokratik dhe nuk ka shoqëri të zhvilluar dhe zhvillim ekonomik të vendit. Nuk ka zhvillim ekonomik me klane dhe me monopole në shumë fusha të ekonomisë dhe duke ua 'lagur fytin' pushtetarëve dhe duke paguar haraç", është shprehur ai. Andaj, sipas Malokut, detyrë parësore por shumë e vështirë e Qeverisë 'Haradinaj' mbetet qeverisja me duar të pastra, sepse pa një qeverisje me duar të pastra nuk do të ketë zhvillim ekonomik të vendit dhe zbutje të papunësisë. Ndryshe, sipas Malokut, të rinjve tanë nuk u mbetet tjetër veç të mësyjnë rrugët e Evropës dhe migrimit.

(Kosova Sot)