Kjo është përgjigja e Thaçit nëse është i frikësuar nga Gjykata Speciale?

  • 13 February 2018 - 23:37
Kjo është përgjigja e Thaçit nëse është i frikësuar nga Gjykata Speciale?

Presidenti i Kosovës po vazhdon ta quaj padrejtësi historike obligimin vënë Kosovës për krijimin e Gjykatës Speciale. Në një intervistë, Thaçi ka thënë se Specijalja është krijuar për hatër të SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

“Është padrejtësi historike, por për hatër të partneritetit strategjikë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe NATO-n ne krijuam atë [Gjykatën]”, ka thënë Thaçi.

“Kosova nuk ka asgjë për të fshehur”, ka shtuar ai rreth Gjykatës Speciale.

I pyetur nga “Reutersi” nëse do të shkonte po të ftohej si dëshmitar apo i akuzuar nga Gjykata Speciale, Thaçi ka thënë se as ai e askush nuk ka arsyeje të jetë i frikësuar.

“Presidenti ose çdo qytetar i këtij shteti nuk ka arsye që të jetë i frikësuar. Ne kurrë nuk thyem ligjet e Kosovës ose ato ndërkombëtare. Ne luftuam kundër një diktatori, kundër një njeriu që kreu gjenocid”, ka thënë Thaçi duke iu referuar Sllobodan Millosheviqit.

(Kosova Sot)