“Presidenca harroi t’i dekorojë serbët që i vranë armiqtë e Thaçit”

  • 17 February 2018 - 20:03
“Presidenca harroi t’i dekorojë serbët që i vranë armiqtë e Thaçit”

Ish-pjestari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka reaguar me ironi ndaj presidentit Thaçit, duke thënë se Thaçi paska harruar t'i dekoroj miqtë e tij serbë, njërin ndër ta edhe Ivica Stanishiqin, ish shefin e UDB-së.

Miftari shkruan se Thaçi harroi të shpërndaj medalje edhe për Goran Radosavlejviçin, i cili sipas Miftarit, vrau armiqt e Thaçit në Prekaz.

Postimi i plotë i Miftarit:

Dekoratat e CKJU

President ti gati veç milionerë e hajna paske dekoruar këtë 10 vjetor të hajnisë tuaj në Kosovë, por paske harruar kontribuuesit tuaj kryesor ti dekorosh. 
Si nuk të erdhi turp ta harrosh Goran Radosavljeviçin, që ti ka vrarë armiqtë tuaj kryesor në Prekaz dhe Reçak(shefin e operativna grupa 1997/1999), pastaj vëllain tënd të madh, bacin Gani (Thaçin), e qysh u ba me harru edhe Ivica Stanishiqin ish shefin e UDB-së,që ti ka burgos ose ti ka vrarë në bashkëveprim shumicën e armiqve tuaj të brendshëm pran UÇK.! 
E ke harruar edhe Bato Haxhiun dostin tand dhe të Serbis, pastaj e ke harruar Bedri Selmanin dhe Dino Asanin, të cilët i keni mjel rregullisht deri në palc si bankat e Zvicrës.
Pastaj harruat njerzit që ta kursyen burgun Francezët shefat tuaj që e deshtuan EULEX-in,apo kryeprokurorët lodrat e juaja nga teatri i kukullave si Ismet Kabashin,Syl Hoxhen,Nik Lumezin,Reshat Milakun..
E qysh ke harruar ta dekorosh nipin e strofulles ku rrinte Aleksander Rankoviçi dikur, por nipi sot ambasador... Ahmet Shalen thesarin e UDB-së dhe të Trepçës dikur, dhe dollaveragjin e juaj kryesor në mafian e AKM-së, pastaj keni harruar ta dekoroni me një dekoratë dhe një nuse të re shqiptare tja gjenit pasi njërën nuse e ka serbe, shefin tuaj Denjear Arnautin e shërbimit sekret Francez (DGSE) dhe këshilltar i juaj dhe Aleksander Vuçiqin edhe sot.
Ke mund edhe familjen e atdhetarit Bahajdin Hallaqit me dekoru prapë, por edhe keni mund me ju tregu familjarëve se ku e keni fshehur kufomën e tij të zhdukur gjer sot.
Nese pas 10 vitesh tjera nuk jen në burg ose deshmor dikund por jeni mbret keni plot ndimsa tjer ti dekoroni.

(Kosova Sot)