Denoncimi i Sazan Gurit, shpëtohet simboli kombëtar

  • 17 February 2018 - 20:46
Denoncimi i Sazan Gurit, shpëtohet simboli kombëtar

Ishte ambientalisti Sazan Guri, ai që denoncoi “masakrimin” që po u bëhet shqiponjave në vendin tonë.

Përmes një letre drejtuar ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Brendshëm Xhafaj, Guri ngriti alarmin.

“Z. minister, ne Berishaj te Pukes nje grup barbar po torturojne nje shqiponje te lidhur. Nje miku im ambjentalist nga ky fshat, por qe rri ne Tirane, tentoi tua bleje per 500 euro per ta lene te lire, por nuk pranuan.

Jane per arrest. Te lutem, te lutem, urdheroni ndonje grup te gatshem qe ndodhet aty prane”, shkruante Guri.

Policia e Pukës ka bërë lirimin e shqiponjës së plagosur.

(Kosova Sot)