Zyrtarët e Kosovës takojnë Bidenin në Mynih, falënderojnë për përkrahjen e dhënë shqiptarëve (Foto)

  • 17 February 2018 - 22:20
Zyrtarët e Kosovës takojnë Bidenin në Mynih, falënderojnë për përkrahjen e dhënë shqiptarëve (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e kanë falënderuar ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden për përkrahjen e dhënë shqiptarëve. Thaçi e Jahjaga e kanë takuar ndarës atë në Mynih të Gjermanisë.

“I lumtur që pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, në Mynih të Gjermanisë takova mikun tim dhe të popullit të Kosovës, ish- zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden. Në emër të qytetarëve të Kosovës, ia përcolla falënderimet më të përzemërta ish- zëvendëspresidentit Biden për mbështetjen e tij që i ka dhënë Kosovës. Përgjithmonë mirënjohës. HTH #kosova10”, ka shkruar Presidenti Thaci në Facebook.

Kurse, ish-presidentja, Atifete Jahjaga ka treguar se ishte kënaqësi e veçantë të takoj ish-Zëvendëspresidentin amerikan z.Joe Biden në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Siguri në Munih.

“Me Zëvendëspresidentin Biden diskutuam për sfidat dhe të arriturat e Kosovës në këto 10 vite pas shpalljes së pavarësisë. Jam tejet falënderuese që festën tonë për pavaresi ta ndaja me z. Biden— ndër figurat më meritore në bërjen e Kosovës shtet”, ka shkruar ajo.  

Image
Image

 

(Kosova Sot)