“The Sun” shkruan për koncertin e Ritës, vitin 1991 në Kosovë, takimin me Haradinajn…

  • 18 February 2018 - 09:25
“The Sun” shkruan për koncertin e Ritës, vitin 1991 në Kosovë, takimin me Haradinajn…

Gazeta britanike “The Sun” nuk ka lënë pa i kushtuar një artikull të gjatë këngëtares shqiptare me famë botërore, e cila mbrëmë performoi në Prishtinë.

Ardhja e Rita Orës në Kosovë dhe koncerti i mbajtur për nder të 10 vjetorit të shpalles së pavarësisë së Kosovës, ka bërë që “The Sun” ta japë një historik të shkurtër për jetën e këngëtares.

“Këngëtarja ishte ftuar të performojë në një koncert për ta shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit ku ajo ka lindur. Ajo bashkë me familjen e saj ishin detyruar ta lëshojnë vendin për shkak të luftës, kur këngëtarja kishte më pak se një vjet. Teksa fliste para koncertit, 27 vjeçarja tha se “ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu dhe mendoj se vendi im sapo ka nisur një rrugë të mrekullueshmë për shtetin e vet”.Ylli që e la vendin në vitin 1991, mblodhi njerëzit në qendër të kryeqytetit, në Prishtinë ku edhe u mbajt koncerti”, shkruhet në artikull.

“The Sun” e përshkruar Ritën si shumë energjike në skenë. Aty madje theksohet edhe takimi i saj me kryesminitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në skenë ajo u tregua shumë energjike, duke kënduar hitet esaja, teksa të veshur kishte një kostum kuq e zi. Rita, e cila është në një lidhje me muzicientin Andrew Watt, atë ditë në Prishtinë ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj”, thuhet në artikull.

Periudha e fundit ka qenë shumë e zënë për Ritën, meqë ylli është inkuadruar edhe në filmin Fifty Shades Of Grey, ku e luan rolin e motrës së Christian-it, e cila quhet Mia.

Image

 

 

(Kosova Sot)