Vajza 3 vjeçare ngriu për vdekje pasi stafi harroi atë jashtë në oborrin e çerdhes

  • 18 February 2018 - 11:31
Vajza 3 vjeçare ngriu për vdekje pasi stafi harroi atë jashtë në oborrin e çerdhes

Trupi i vogël  Zakhra Rzayeva u gjet prapa një grumbulli bore në kopshtin e fëmijëve në Moskë 

Vajza trevjeçare ngriu për vdekje në një çerdhe sot pasi mësuesi i saj harroi ta fusë atë brenda pas lojës në oborr.

Trupi i Zakhra Rzayeva u gjet prapa një grumbulli të dëborës në shesh lojërash të një kopshti në Moskë, ku temperatura ishte rreth -5 ° C.

“Mësuesit e kopshtit harruan vajzën trevjeçare jashtë shtëpisë pas një shëtitjeje”, thuhet në lajmin e gazetës “Mash” duke cituar burime në kopshtin e fëmijëve, i njohur si numri i kopshtit 2120.

“Ata u kujtuan për të vetëm dy orë më vonë”.Një hetim është nisur për vdekjen tragjike të vajzës që përfshin Komitetin Hetimor të Rusisë, i cili merret me krime të rënda.
Mësuesit dhe stafi janë duke u marrë në pyetje, por prindërit e fëmijës Rizvan Rzayev dhe Gulnara Shakhadat ishin shumë të shqetësuar për të folur.

Image

 

(Kosova Sot)