Surprizat e motit, parashikimi i meteorologëve për 4 ditët e ardhshme

  • 18 February 2018 - 11:35
Surprizat e motit, parashikimi i meteorologëve për 4 ditët e ardhshme

Sipas parashikimeve të Prishtina Weather ditëve në vijim do mbajë mot më i butë. Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (18 shkurt) deri më 21 shkurt.

18.02 – Mot kryesisht i vranët. Më vonë pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu që më pas do të përzien edhe me borë.

19.02 – Reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë paradites. Ditën mot i ftohtë dhe kryesisht i vranët.

20.02-21.02 – Të martën mot kryesisht i vranët dhe me erë. Pasdite dhe në mbrëmje kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Ditën e mërkurë vazhdon mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me shi, e më vonë në mbrëmje shi dhe borë.

Me shtrirjen e fushave të presionit të lartë mbi rajon, nuk pritet të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndaj edhe gjatë dy ditëve të fundjavës vlerat ditore të AQI mund të rriten në vlera të pashëndetshme, mirëpo nga fillimi javës së ardhshme pritet përmirësim, kur do të zbresin në mesatare.

Temperaturat e ajrit do të luhaten rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore, me minimale nga -4C deri në +1C, e ato maksimale në fundjavë pritet të rriten deri në 8C, e në fillim të javës do të zbresin deri në 4C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 1-6m/s, e ditën e martë mesatarisht e fuqishme 6-13m/s. Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në fillim të javës gradualisht do të pësojë rënie.

Image

 

(Kosova Sot)