Institucionet pak punuan për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës për këto 10 vite?(Foto/Video)

  • 18 February 2018 - 12:03
Institucionet pak punuan për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës për këto 10 vite?(Foto/Video)

Të anketuarit janë shprehur të zhgënjyer në liderët politik që punuan vetëm për interesat e tyre partiake, klanore dhe familjare kurse për interesin e popullit nuk kanë menduar fare.

Image

Mirsad Krasniqi thekson se mjerisht pak është punuar për të mos thënë aspak. “Punuan për vete dhe armiqtë. Për popullin nuk punuan fare. Puno për vete, puno për armiqtë e për popullin nuk mbetet asgjë”.

Image

Bajram Kastrati thotë se kanë mundur që të bëjnë më shumë për popullin. “Sepse nga ana e qeverisë nuk është korrekte t’i rrisin pagat e për popullin e pensionistët me 75 euro askush  nuk  mendon.

Image

 

Bejtullah Tahiri thotë se pushtetarët punuan vetëm se si të pasurohen për vete e asgjë nuk menduan për popullin e për shtetin. “Kjo klasë politike e paspavarësisë nuk ka  ndjenja njerëzore për popullin  e vet”.

Image

 

Hasan Ismajli shprehet se nuk punuan asgjë për popullin por për veten. “Dhjetë vjet pavarësi e nuk ka përparime. Kemi papunësi, skamje, mjerim e migrim, nuk ka perspektivë të gjithë ikin jashtë"

(Kosova Sot)