Sulm me armë në një koncert në Rusi, 4 të vrarë

  • 18 February 2018 - 18:55
Sulm me armë në një koncert në Rusi, 4 të vrarë

Katër persona janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në një sulm me armë gjatë një festivali në Dagestan në jug të Rusisë.

Mediat raportojnë se personi i armatosur hapi zjarr ndaj një turme njerëzish të cilët ishin duke ndjekur festivalin.

Agjencia e lajmeve RIA dhe Interfax raportojnë se autori i sulmit u vra nga forcat e sigurisë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat e sulmit vdekjeprurës.

(Kosova Sot)