12 persona të zhdukur, pas një orteku në alpet Zvicerane

  • 18 February 2018 - 19:03
12 persona të zhdukur,  pas një orteku në alpet Zvicerane

Të paktën 12 persona rezultojnë të zhdukur pas një orteku të rënë në perëndim të Zvicrës, njoftoi sot policia lokale e rajonit të Valesë.

”Incidenti ndodhi në lartësinë 2 500 metra, rreth orës 15:50 në Fenestral, në rajonin e Finhaut, pranë kufirit franko-zviceran”, saktësoi policia.

Ajo nuk dha detaje të tjera për ortekun dhe fatin e personave të zhdukur.

(Kosova Sot)