Cili virus do të na godasë në të ardhmen, që do të bëjë kërdi?

  • 18 February 2018 - 19:12
Cili virus do të na godasë në të ardhmen, që do të bëjë kërdi?

ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË KA PUBLIKUAR LISTËN E PATOGJENËVE FATALË 

Në këtë listë gjendet edhe sëmundja ethet hemorragjike Krime-Kongo,që vret 40% të të sëmurëve

Dhjetë viruse vrastare që paraqesin rrezikun "më urgjent" ndaj njerëzimit, janë publikuar nga ekspertët e shqetësuar. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar listën e patogjenëve fatalë që meriton të analizohet me të shpejtë. Ebola dhe Zika, ku që të dy këto viruse kanë shkaktuar pandemi gjatë katër vjetëve të ardhshëm, janë përmendur nga frika se mund të bëjnë kërdinë përsëri. OBSH-ja ka përmendur për herë të parë "sëmundjen X", që shkaktohet nga një shkaktar i panjohur për shkencëtarët. Lista, e publikuar këtë javë, vjen në kuadër të frikës nga një pandemi globale, ku ekspertët janë të shqetësuar rreth sezonit të gripit, i cili tronditi botën. 

Image

Njerëzimit i kanosen epidemi 

Dr. Tedros Adhanom, drejtor gjeneral i OBSH-së, në fillim të javës tërhoqi vërejtjen duke thënë se njerëzimit i kanosen epidemi, që mund të shkaktojnë me miliona të vdekur. Pasi që ka publikuar listën e 'sëmundjeve prioritare', OBSH-ja ka sqaruar se renditja e sëmundjeve nuk nënkupton renditjen sipas rrezikut, e as nuk dmth se kjo është listë gjithëpërfshirëse. Në këtë listë gjendet edhe sëmundja ethet hemorragjike Krime-Kongo, që vret 40% të të sëmurëve. 

Image

Pesë sëmundjet fatale

Zyrtarët janë të shqetësuar edhe rreth virusit Marburg, që konsiderohet njëri ndër viruset më patogjene që ekziston. Pesë sëmundjet e tjera fatale, që përmenden në këtë listë, e që kërkojnë veprim urgjent, janë: ethet Lassa, MERS, SARS, virusi Nipah si dhe ethet e luginës Rift. Sëmundja X nuk është një sëmundje e vetme, por paraqet mundësinë që bota të goditet nga ndonjë sëmundje me shkaktar të panjohur për shkencëtarët. Ethet e rënda me trombocitopeni të rëndë (SFTS), sëmundje që së pari ishte vërejtur në Kinë shtatë vjet më parë, është hequr nga lista urgjente sivjet, bashkë me tri sëmundje tjera. Edhe pse OBSH thotë se SFTS dhe 14 viruse të tjera paraqesin rrezik të madh për njerëzimin, megjithatë nuk ekziston një nevojë urgjente për kërkime urgjente shkencore. 

(Kosova Sot)