Gashi: Çdo njeri kur zgjohet në mëngjes e ka synim të vetëm, se si të ikë nga Kosova

  • 18 February 2018 - 19:56
Gashi: Çdo njeri kur zgjohet në mëngjes e ka synim të vetëm, se si të ikë nga Kosova

Fatmir Gashi, banor nga Prishtina, për gazetën " Kosova Sot " tha se në 10- vjetorin e pavarësisë kjo nuk është Kosova që e kemi ëndërruar. "Shpresuam se do të jetë ndryshe, por për fat të keq me Kosovën po sundojnë grupacione të vogla mafiozësh, që për fatin tonë të keq nuk është dashur që të jenë aty, por shpresojmë se ata nuk e kanë gjatë. Ngase, po u vazhdua kësisoj me imigrimin, Kosova për pesë vjet do të ketë vetëm 500 mijë banorë, sepse e tërë rinia do ta braktisë Kosovën", tha ai. "Çdo njeri kur zgjohet në mëngjes e ka synim të vetëm se si të ikë nga Kosova. E tërë kjo vjen si pasojë e politikës që shërben vetëm për interesa klanore dhe familjare, ngase pushtetarët tanë nuk mendojnë se si të hapen vende të reja pune, se si të zhvillohemi e të arsimohemi dhe të investohet për shëndetësi. Kur atyre u vjen nevoja për ndonjë shërim, pushtetarët tanë i hipin aeroplanit dhe shkojnë për shërim jashtë atdheut, kurse popullata e gjorë dhe e varfër bredh spitaleve tona, ngase asnjë nga mjekët nuk i marrin në dorë për kontrollim e shërim, sepse nuk kanë barna e as para", vijoi më tej Gashi.

(Kosova Sot)