Kurz kërkon më shumë bashkëpunim në BE për çështjet madhore

  • 18 February 2018 - 20:34
Kurz kërkon më shumë bashkëpunim në BE për çështjet madhore

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, bëri thirrje sot për më shumë bashkëpunim mes vendeve të Bashkimit Europian mbi çështjet madhore si siguria dhe politika e mbrojtjes.

”Bashkimi Europian duhet të marrë në konsideratë çdo qëndrim të ndryshëm ligjor të vendeve anëtare. Austria është e përgatitur që të bëjë pjesën e saj”, deklaroi Kurz.

”Në kërkojmë që ideja origjinale e unionit ‘të bashkuar në diversitet’ të mos shndërrohet në moton e re ‘të ndarë në barazi”, theksoi kancelari austriak.

”Vlerat bazë të Europës nuk duhet të jenë të negociueshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot)