Reagim cinik nga deputetja e VV'së për vendosjen pa leje të billbordeve

  • 18 February 2018 - 23:16
Reagim cinik nga deputetja e VV'së për vendosjen pa leje të billbordeve

Për deputeten e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,vendosja e një posteri në billbordë në Prishtinë, pa marrë leje nga Komuna e as pa paguar kompaninë e cila menaxhon me hapësirat reklamuese në kryeqytet​​, duket se nuk paraqet kurrfarë telashe.

E ka bërë një analogji të çuditshme mes aktit që partia e saj ka bërë dhe asaj që e ka quajtur montim për vepra terroriste ndaj katër aktivistëve të saj.

“Aktivistëve tanë iu është montuar vepra e terrorizimit dhe janë dënuar me mbi 21 vite burg ndërsa ca portale pyesin ‘a i keni vendosur billbordat me leje a pa leje’... haj medet haj”, ka shkruar deputetja në profilin e saj në Facebook.

Më herët, zëdhënësja e VV'së, Tinka Kurti, ka folur për vendosjen e pllakatit - ajo ka konfirmuar se partia e ka ngjitur atë.

(Kosova Sot)