Kthehen temperaturat e ftohta gjatë kësaj jave

  • 19 February 2018 - 09:37
Kthehen temperaturat e ftohta gjatë kësaj jave

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

“Në viset malore do të ketë vetëm reshje të borës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

(Kosova Sot)