Kosovë-Shqipëri, një president? Princ Leka i përgjigjet Ramës: Bashkimi realizohet me Kurorën Mbretërore

  • 19 February 2018 - 10:38
Kosovë-Shqipëri, një president? Princ Leka i përgjigjet Ramës: Bashkimi realizohet me Kurorën Mbretërore

Pas deklarates se kryeministrit Edi Rama nje dite me pare per president i përbashkët Kosovë-Shqipëri, si simboli më i mirë i një uniteti mes dy vendeve ka reaguar Princ Leka me nje deklarate te forte.

Ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, ai shkruan se bashkimi kombetar eshte endrra e Familjes Mbreterore, por kjo realizohet vetem me “Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti”.

Reagimi i Princ Leka

Bashkimi Kombëtar ka qënë, është dhe do të jetë ëndra dhe përpjekja e Familjes Mbretërore brez pas brezi, madje edhe kur nuk guxonte askush tjetër ta artikulonte! Realizimi arrihet me Kurorën Mbretërore në dy shtete si simbol i këtij uniteti. Kjo do të ishte logjika e stabilitetit real, traditës dhe prosperitetit të vërtetë, sic e sygjerojnë shembujt e padiskutueshëm të suksesit në vendet më të zhvilluara perëndimore.

Image

(Kosova Sot)