180 km/h, Presidenti i Republikës Srpska dënohet në Kroaci: Paguam gjobën dhe vazhduam me të njëjtën shpejtësi

  • 19 February 2018 - 12:33
180 km/h, Presidenti i Republikës Srpska dënohet në Kroaci: Paguam gjobën dhe vazhduam me të njëjtën shpejtësi

Presidenti i Republikës Srpska në Bosnjë, Milorad Dodik ka konfirmuar se javën e kaluar është detyruar të paguajë një dënim komunikacioni, që i është dhënë nga Policia e Kroacisë në rrugët e këtij shteti

Dodik ka mohuar raportimet se ka kërkuar trajtim special kur është ndalur nga Policia në rrugën drejt qytetit Karlovaq.

E përditshmja e Banja Llukës “Nezavisne” ka raportuar se Dodik ka thënë se vetura e tij po lëvizte vetëm “180 kilometra në orë” dhe se dënimi ishte “astronomik”.

Në Kroaci, dënimet për këto lloj shkelje të rregullave të trafikut, variojnë nga 400 deri në 950 euro.

“Policia (kroate) ndaloi veturën time zyrtare, e paguam gjobën dhe vazhduam rrugën. Nuk ka pasur kontroll të veturës. Policët ishin shumë të sjellshëm, thanë se radari e regjistroi shpejtësinë, kështu që s’mund ta anulonin. Në vend se të shpenzonin disa orë për të ushtruar të drejtën e privilegjit për ta fshirë dënimin ne paguam dhe vazhduam. Dhe i dhamë 180 km/h prapë”, ka thënë ai. 

(Kosova Sot)