Qarri: Aventura fatale e Thaçit

  • 19 February 2018 - 12:55
Qarri: Aventura fatale e Thaçit

"Se kjo tendencë vërtet është shndërruar në agjendën jetike të Thaçit, madje se është vënë edhe në tryezën e bisedimeve, tanimë po dëshmohet hapur, jo vetëm nga informatat që më herët rridhnin në mënyrë gjysmë-ilegale nga kanale të ndryshme, por edhe në shkrimet publike në gazetat e huaja më prestigjioze, si 'The Guardian', me burime të sigurta nga politikanë dhe diplomatë evropianë-perëndimorë", është shprehur analisti Gani Qarri për gazetën "Kosova Sot"

Analisti Gani Qarri theksoi se nga të gjitha akrobacionet e deritanishme të Hashim Thaçit, kërcënimi më serioz, të cilin për të shpëtuar veten, nga përndjekja e Gjykatës Speciale, me ndërmjetësim të Edi Ramës dhe në ujdi të plotë me kryetarin aktual të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, paraqet aventura e tij e fundit fatale dhe më e rrezikshme deri më tani, për ndarjen faktike të Kosovës.

"Se kjo tendencë vërtet është shndërruar në agjendën jetike të Thaçit, madje se është vënë edhe në tryezën e bisedimeve, tanimë po dëshmohet hapur, jo vetëm nga informatat që më herët rridhnin në mënyrë gjysmë- ilegale nga kanale të ndryshme, por edhe në shkrimet publike në gazetat e huaja më prestigjioze si "The Guardian", me burime të sigurta nga politikanë dhe diplomatë evropiano-perëndimorë.

Ditë më parë, edhe në një opinionin lidhur me këtë çështje, pata shprehur drojën se kjo ide e rrezikshme e Hashim Thaçit, për këmbimin e veriut me një ulëse për Kosovën në OKB, ishte aq e rrezikshme saqë nënkupton edhe zhbërjen e shtetit të Kosovës, e se kjo ide jo vetëm që ka kohë që po qarkullon në qarqet diplomatike si opsion, vërtetohet edhe nga lajmet më të reja të gazetës prestigjioze londineze "THE GUARDIAN", e cila shkruan publikisht se skenar i tmerrshëm, që rrezikon pakthyeshëm tërësinë territoriale dhe ekzistencën e Kosovës si shtet, po i përgatitet jo nga një, por nga disa politikanë të lartë të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë", është shprehur Qarri për gazetën "Kosova Sot".

Ai shton se pushtetarët e inkriminuar të vendit, pas dështimit për bllokimin me ligj të Gjykatës Speciale, si mundësi tjetër për të nxjerrë veten nga përndjekja ligjore e saj, falë mësitnisë misterioze të kryeministrit( siç po cilësohet kohët e fundit- të shtetit të kanabisit) Edi Ramës ndërmorën aventurën e radhës dhe po ofrojnë opsionin e ndarjes së Kosovës, duke rrezikuar kështu të gjithë qytetarët pa dallim dhe shtetësinë tonë në tërësi.

(Kosova Sot)