S’ndalet Hashim Thaçi: Kërkon mbështetje nga Bangladeshi

  • 19 February 2018 - 14:57
S’ndalet Hashim Thaçi: Kërkon mbështetje nga Bangladeshi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim ministrin e Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam, të cilit i tha se njohja e nga Bangladeshi ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën.

Kreu i shtetit i shprehu falënderimin ministrit Alam për pjesëmarrje në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë.

“U jemi falënderues për njohjen e shtetit të Kosovës. Njohja e juaj ka ardhur në një kohë shumë të rëndësishme për Kosovën. Do të jemi gjithmonë mirënjohës”, theksoi i pari i vendit, derisa kërkoi që bashkëpunimi ndërmjet të të dyja vendeve të thellohet edhe më shumë.

Kurse, ministri i Punëve te Jashtme te Bangladeshit, Shahriar Alam ka siguruar presidentin Thaçi se bashkëpunimi ndërmjet Bangladeshit dhe Kosovës do të vazhdojë.

Në fund, presidenti Thaçi kërkoi nga ministri Alam mbështetjen e Bangladeshit në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

(Kosova Sot)