Edi Rama propozon kryetar të përbashkët për Kosovën e Shqipërinë, vijnë reagime të ashpëra nga BE

  • 19 February 2018 - 16:12
Edi Rama propozon kryetar të përbashkët për Kosovën e Shqipërinë, vijnë reagime të ashpëra nga BE

Komisioni Evropian ka reaguar ndaj komenteve të kryeministrit Edi Rama në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Edi Rama tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president të përbashkët.

Por, zëdhënësja e KE-së Catherine Ray tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese. BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”, tha Ray.

Kjo nuk është deklarata e parë e Edi Ramës, që sjell trazim jo vetëm në rajon.

Disa politikanë periferikë serbë kanë kërkuar që Rama të shpallet ‘non grata’ në Serbi pas komenteve të fundit.

(Kosova Sot)