Deklaratat e Ramës në Kosovë për president simbol/ KE: Ndërhyrje politike, nuk ndihmojnë

  • 19 February 2018 - 16:15
Deklaratat e Ramës në Kosovë për president simbol/ KE: Ndërhyrje politike, nuk ndihmojnë

Komisioni Europian ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama te dielen në Kuvendin e Kosovës, ku tha se Shqipëria e Kosova mund të kenë një president simbol te unitetit kombetar.

Zëdhënësja e KE, Catherine Ray, tha se këto deklarata janë të papërshtatshme.

“Deklaratat që mund të interpretohen si një ndërhyrje politike në vendet fqinje nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore,” tha ajo.

“BE pret që në të gjithë rajonin të vazhdojë ndërtimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunuese”.

“BE ka vazhduar të mbështesë parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit në këtë rajon”.

Image

(Kosova Sot)