Greva dëmton interesat dhe tё drejtat e nxënësve dhe prindërve

  • 19 February 2018 - 16:26
Greva dëmton interesat dhe tё drejtat e nxënësve dhe prindërve

Këshilli të prindërve të Kosovës ka reaguar lidhur me grevën dy orëshe të paralajmëruar nga SBASHK-u, duke thënë se kёmngulёsia e SBASHK-ut pёr vazhdimin e grevёs sё mёsimdhёnёsve dhe mos gatishmëria e Qeverisё sё Kosovёs pёr përmbushjen e kërkesave tё tyre dëmtojnë interesat dhe tё drejtat e nxënësve dhe prindërve.

Apeli i SBASHK-ut drejtuar prindërve dhe nxënësve të Kosovës për tё vazhduar grevën e filluar javёn e kaluar pёr shkak tё mos pёrmbushjes sё kёrkesave tё tyre nga ana e Qeverisё sё Kosovёs, sipas Këshillit të prindërve, ёshtё tejet shqetёsues dhe i dёmshёm pёr Këshillin, prindërit dhe nxënësit e Kosovës.

“Këshilli i Prindërve të Kosovës ka pritё nga ana e Qeverisë sё Kosovёs qё pas grevёs njё orёshe tё javёs sё kaluar do tё reflektoi nё mёnyrёё qё tё shuhen kёrkesat e sindikalistёve pёr vazhdimin e grevёs . Edhe pse njё gjё e tillё nuk ka ndodhё kemi pritё qё edhe Sindikata e Arsimit tё bёj edhe njё lёshim tё radhёs nё interes tё nxёnёsve dhe arsimit nё pёrgjithёsi duke ndryshuar formёn e veprimit sindikal pёr realizimin e kёrkesave tё tyre shumё legjitime dhe tё drejta. Pёrkundёr apelit tё SBASHK-ut, Kёshilli i Prindёrve kёrkon nga prindёrit qё femijёt e tyre ti dёrgojnё me kohё nё shkollё, sipas orarit tё rregullt, kurse nga Drejtoritё Komunale tё Arsimit, nga Drejtorёt e shkollave dhe nga personeli ndimёs kёrkojmё qё tё marrin masat e nevojshme pёr krijimin e kushteve pёr fillimin e mёsimit me kohё. Ne jemi të vetëdijshëm për gjendjen e mësimdhënësve dhe për sakrificën e tyre të lartë në vitet. Nëpërmes kësaj komunikate për shtyp ripёrsёrisim apelin drejtuar Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që të marin masat e nevojshme dhe të përmbushin obligimin e tyre ndaj mësimdhënësve.Njëkohësisht apelojmë SBASHK-n tё ndryshojnё formёn e veprimit sindikal e cila mё pak mund tё dёmtoi procesin mёsimor dhe tё heqin dorё nga ana e kësaj greve të paralajmëruar ,në mënyrë që mos të krijohen pengesa pёr prindërit dhe nxënësit kurse ne do Ju mbështesim nё forma tjera sindikale dhe do te jemi krahё i fortё i mёsimdhёnёsve”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot)