Reshiti: Kjo ide është e panegocueshme dhe i takon arkivit të historisë

  • 19 February 2018 - 16:43
Reshiti: Kjo ide është e panegocueshme dhe i takon arkivit të historisë

Analisti politik Ymret Reshiti theksoi për "Kosova Sot" se riaktualizimi i debatit rreth idesë së ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të Kosovës është tepër i rrezikshëm për Kosovën dhe Ballkanin."Këtë ide e kanë nxitur qarqet serbo-ruse dhe disa politikanë shqiptarë të korruptuar. Pushtetarët tanë mafiozë pasi që dështuan në shtet ndërtimin e Kosovës dhe e lanë Kosovën në mjerim social, të zhytur në krim dhe korrupsion, varfëri ekstreme, pa siguri, pa liberalizim vizash, pa ushtri, tamam e shndërruan në një ishull të paperspektivë, tani shpëtimin e tyre e shohin tek idetë e rrezikshme! Historia është dëshmitari më i mirë që na ka treguar se në bisedime gjithmonë Serbia ka triumfuar ndaj shqiptarëve. Pse duhet ne të kërkojmë të përsërisim gjërat që na dëmtojnë? Riaktualizimin e temës së ndarjes së Kosovës e kuptoj si pazar të pushtetarëve të Prishtinës dhe atyre të Beogradit. Kjo ide është e panegocueshme dhe i takon arkivit të historisë", theksoi analisti Reshiti. Sipas tij, kjo ide cenon parimin e konsensusit ndërkombëtar të arritur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës bazuar nëparimin as kthim para statusit të vitit 199 dhe as mosbashkimit të saj me asnjë shtet fqinj. Pra, Pavarësia e Kosovës si shtet është konsensus ndërkombëtar dhe askush nuk na ka pyetur as ne dhe as Serbinë. Reshiti thotë se prekja e kufijve ka efektin domino në të gjitha shtetit e Ballkanit, kur dihet mirë se sa e brishtë është çështja e kufijve në Ballkan.

(Kosova Sot)