Preteni:Pa Amerikën, pa miqtë evropianë, nuk do të kishim as lirinë e as pavarësinë.

  • 19 February 2018 - 16:55
Preteni:Pa Amerikën, pa miqtë evropianë, nuk do të kishim as lirinë e as pavarësinë.

Ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë për "Kosova Sot" se pa Amerikën, pa miqtë evropianë, nuk do të kishim as lirinë e as pavarësinë. "Nuk jemi në nivel detyre, me prokurorë të korruptuar, me gjyqtarë të paguximshëm, me hetues policorë të padijshëm dhe të padinjitetshëm nuk ka progres. Do të dëshiroja shumë që liberalizimit të vizave t'u gëzohen qytetarët e vendit dhe të sanksionohen atë që janë përgjegjës për vonesat dhe për dështimin e sundimit të ligjit. Liri për qytetarët e bllokada për politikanët, prokurorët, gjyqtarët, hetuesit policorë dhe gjithë keqbërësit, zhvatësit, hajnat dhe të padinjitetshmit. Shteti ka nevojë për patriotë dhe jo për mercenarë", theksoi analisti Hasan Preteni për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)