“The Guardian”- Rinia e izoluar, me korrupsion dhe ndotje –

  • 19 February 2018 - 20:30
“The Guardian”- Rinia e izoluar, me korrupsion dhe ndotje –

“Dhjetë vjet që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, Prishtina vazhdon ta luftojë korrupsionin dhe ndotjen, por kryeqyteti më i ri në Evropë është plotë me energji dhe freski”.

Kështu e nis The Guardian një raport të veçantë për Kosovën, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Prishtina është qytet i rinovimit të vazhdueshëm. Jo vetëm qyteti kryesor i Kosovës, por është kryeqyteti më i ri në Evropë, ku 42% e popullsisë janë nën moshën 24 vjeçare. Qyteti është rindërtuar plotësisht dy herë që nga Lufta e Parë Botërore”, shkruan The Guardian në fillim të artikullit.

Dua Lipa e Rita Ora janë dy nga emrat që përmendën në këtë raport të gjatë, për arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare por duke mos e harruar asnjëherë vendlindjen.

 

Edhe pse Dua Lipa është e lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe prindërit e saj u larguan nga Kosova në vitin 1990, është Rita Ora e lindur në Kosovë, që është bërë simbol i madh i pop-it në qytet. Ajo filmoi sportin e saj muzikor në vitin 2012 në Prishtinë, duke vallëzuar në majë të monumentit Newborn, një strukturë që u bë simbol i shtetit më të ri që ishte themeluar 10 vite më parë”, thuhet tutje, transmeton lajmi.net

Pa viza, dhe vend i vetëm i izoluar.

“Kosovarët mbesin si të vetmit evropianë që nuk janë në zonën pa viza Schengen. Rreth 10% e qytetarëve kanë kërkuar azil në BE që nga viti 2008, por shumë prej tyre edhe kanë qëndruar për ta ndërtuar shtetin. Prishtina është me plot kafene, që frekuentohen nga të rinjtë”.

Image

 

“Banorët kanë kujtime jo aq të largëta për ndërprerjet e energjisë elektrike, që ishin të zakonshme. Por sot, energjia është në rregull, madje edhe furnizimi me ujë u përmirësua. Kryetari Ahmeti mbajti premtimin për furnizim 24 orësh”, thuhet tutje në raport.

Ndotja e ajrit theksohet si një nga problemet më të mëdha, por çfarë shkruan saktësisht Guardian për këtë çështje?

“Ndotja e ajrit në dimrin e vitit të kaluar arriti shifra rekorde, dhe banorët u detyruan të qëndrojnë në ambiente të mbyllura. As këtë vit nuk është më mirë. Cilësia e ajrit në Prishtinë është quajtur si më e keqja në botë sipas një aplikacioni që mat cilësinë e ajrit”.

Vend zuri edhe debati për flamurin. Ai i Shqipërisë apo ky i Kosovës.

Image

 

“Flamuri zyrtar i Kosovës është një flamur blu që mban në qendër skicën e hartës së Kosovës dhe me yje të bardha, që të ngjasojnë me flamurin e BE-së. Por shumë shqiptarë preferojnë flamurin kombëtar të Shqipërisë, me gjakun e kueq dhe shqiponjën e zezë me dy koka. Vendosja e flamurit në kryeqytet shkaktoi debat të nxehtë, pjesë e diskutimit madje u bë edhe krijimi i një identiteti të ri”, shkruan gazeta e njohur.

Ndryshe, për Kosovën në këtë 10 vjetor të pavarësië kanë shkruar edhe shumë media prestigjioze botërore.

(Kosova Sot)