Mattis vë në dyshim teoritë e tij mbi luftën përballë inteligjencës artificiale

  • 19 February 2018 - 23:08
Mattis vë në dyshim teoritë e tij mbi luftën përballë inteligjencës artificiale

nteligjenca artificiale dhe impakti i saj mbi armët në të ardhmen kë vënë në dyshime ministrin amerikan të Mbrojtjes, James Mattis mbi vetë teoritë e tij për luftën.

I pyetur mbi impaktin që inteligjenca artificiale do të kishte në të ardhmen mbi konfliktet e armatosura, ish-gjenerali i Marinës zhvilloi një seancë të improvizuar të teorisë së luftës për gazetarët që e shoqëronin në turin e tij një javor në Evropë.

Duke kujtur botimet e tij, ai dalloi natyrën thelbësore të luftës, që është e pandryshueshme sepse është njerëzore, nga karakteri i saj që është i ndryshueshëm.

“Natyra thelbësore e luftës është (…) armatimi, teknologjia, guximi, aftësia, integrimi i aftësive, frika, burracakëriam të gjitha këto gjëra i japin një natyrë thelbësore luftës, që është shumë e paparashikueshme”, shpjegoi Mattis në avionin që po e dërgonte në Uashington.

“Karakteri i luftës ndryshon gjithë kohën. Një gjerman i vjetër që ka vdekur e quante një kameleon, sepse ndryshon për t’iu përshtatur kohës, teknologjisë, terrenit”, shtoi ai duke i’u referuar teoricienit të shekullit XVIII, Carl von Clausewitz.

Mattis shpjegoi se sot, dronët pilotohen në distancë, por nesër, armët mund të mësojnë vetë, të përshtaten dhe të vetaktivizohen, përcjell Atsh.

“Arma më e famshme në arsenalin tonë është avioni pa pilot. Nuk ka asnjë njeri në kabinë, por ekziston dikush që e drejton, dikush që qëndron pas shpinës së tij (…) për më tepër janë ata që hedhin hinformacionet, ata që vendosin për ta pajisur me bomba, kamera mbikëqyrjeje”, vazhdoi ministri amerikan.

“Nëse një ditë do të arrijmë në pikë që do të jemi krejtësisht në pilotim automatik, ne do të jemi të gjithë spektatorë. Kjo nuk do t’i shërbejë më një objektivi politik. Dhe një konflikt është një problem social, që kërkon zgjidhje sociale, zgjidhje njerëzore”, theksoi Mattis.

“Nuk mund t’i përgjigjem pyetjes tuaj. Por është e sigurt që vë në dyshim postulatin tim fillestar mbi natyrën thelbësore të luftës që nuk ndryshon. Sot, duhet të dyshohet për këtë”, përfundoi ai.

(Kosova Sot)