Haradinaj flet pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

  • 20 February 2018 - 11:00
Haradinaj flet pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka përfunduar.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefja e BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

Pas takimit askush nuk ka folur për media, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj i cili u tha shkurt gazetarëve se kanë folur për punë të mira. Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i takimit në zyrën e presidentit ka qenë tema për Demarkacionin.

(Kosova Sot)