Shirat rrëzojnë malin me plehra, vdesin tragjikisht 17 persona

  • 20 February 2018 - 12:42
Shirat rrëzojnë malin me plehra, vdesin tragjikisht 17 persona

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rënien e një grumbulli të madh plehrash në kryeqytetin e Mozambikut të hënën, duke vrarë deri në 17 vetë të cilët u varrosën nga mbeturinat.

Mbeturinat në zonën e varfër, me popullsi të dendur ku ndodhi fatkeqësia arrinin lartësinë e një ndërtese trekatëshe.

Shtëpitë u shkatërruan dhe disa banorë të zonës u larguan.

Njerëzit shpesh gërmojnë nëpër mbeturina, duke kërkuar ushqim dhe artikuj për t'u shitur.

Image
Image
Image

(Kosova Sot)