Qeveria tregon pse e tërhoqi Projektligjin për Demarkacionin

  • 20 February 2018 - 12:45
Qeveria tregon pse e tërhoqi Projektligjin për Demarkacionin

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar mbledhjen e tridhjetë e një me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi

Vendimi për tërheqje nga shqyrtimi në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është bërë me qëllim të plotësimit dhe ndryshimit të këtij Projektligji duke reflektuar në rrethanat e reja, përkatësisht në Aneks Marrëveshjen e nënshkruar më 16 shkurt 2018 ndërmjet Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin dhe korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit.

Projektligjin e ndryshuar, Qeveria do ta riprocedojë për miratim në Kuvendin e Kosovës po sot, në mbledhjen e thirrur që do të mbahet në orën 16:00.

(Kosova Sot)