Policia po heton rastin e kërcënimit ndaj disa pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok

  • 20 February 2018 - 12:51
Policia po heton rastin e kërcënimit ndaj disa pjesëtarëve të FSK-së në Zubin Potok

Pjesëtarët e nacionalitetit serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë kërcënuar nga persona të panjohur

Kanosja ndaj tyre është bërë me anë të disa pamfleteve të vendosura në rrugë dhe lokale në Zubin Potok, në mëngjesin e së hënës.

Sipas raportit të Policisë, lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Pamfletet bëhet e ditur se u vërejtën nga Policia e Kosovës gjatë patrullimit të tyre.

"Gjatë patrullimit policia, kishte vërejtur disa pamflete të vendosura në rrugë dhe lokale  me përmbajtje kërcënuese, për pjesëtarë të FSK-së të nacionalitetit serb. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar", thuhet në raportin e Policisë. 

(Kosova Sot)