BYTYÇI: BATON HAXHIU ËSHTË NJË NGA SKENARISTËT E SHKATËRRIMIT TË SHTETËSISË SË KOSOVËS!

  • 20 February 2018 - 13:51
BYTYÇI: BATON HAXHIU ËSHTË NJË NGA SKENARISTËT E SHKATËRRIMIT TË SHTETËSISË SË KOSOVËS!

 

"Sikur Çubrilloviqi të ngrihej nga varri, nuk do të kishte elaboruar teza antishqiptare më të errëta se kjo në kushtet aktuale. Nuk kam besuar kurrë se Beogradi do të gjente municion kaq të bollshëm në Tiranë për ta rrënuar shtetësinë e Kosovës... Thaçin, Ramën, Batonin i bashkon një skenar, një qëllim, një marrëzi! Uroj që shqiptarët ta kuptojnë këtë dhe ta ndalojnë aventurën e tyre kundër Kosovës dhe kombit shqiptar", u shpreh analisti politik Enver Bytyçi për "Kosova Sot"

Analisti politik Enver Bytyçi thotë se deklarata e Ramës për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë është jorealiste, jo e realizueshme, e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën dhe kombin shqiptar.

"Duket se kryeministrit të Shqipërisë i pëlqen mjegulla, me qëllim që të ketë sukses ta arrijë gjahun që ka përpara. Gjahu i tij është Kosova dhe territori i saj. Ndërsa për pronar ose gjahtar ka presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Fatkeqësisht shumë shqiptarë janë ndezur emocionalisht për këtë "ide brilante" të Edi Ramës, pa u thelluar fare se cilat janë pasojat e një lëvizjeje të tillë. Edhe po të luante kësisoj në mjegull një adoleshent në politikë e diplomaci, do të ishte me rrezik për Kosovën, jo më kur nisma të tilla qëllimkëqija i elaboron Edi Rama. Sikur Çubrilloviqi të ngrihej nga varri, nuk do të kishte elaboruar teza antishqiptare më të errëta se kjo në kushtet aktuale. Nuk kam besuar kurrë se Beogradi do të gjente municion kaq të bollshëm në Tiranë për ta rrënuar shtetësinë e Kosovës", u shpreh ai për "Kosova Sot".

Analisti Bytyçi thotë se ai personalisht nuk ka asnjë provë se Baton Haxhiu është UDB-ash, por gjykimi në sjelljen dhe ndërmjetësimin e tij me presidentin e Serbisë e bën të besojë se Batoni është një nga skenaristët e shkatërrimit të shtetësisë së Kosovës, me qëllim realizimin e objektivave të Beogradit për ta zhbërë pavarësinë e saj."Thaçin, Ramën, Batonin i bashkon një skenar, një qëllim, një marrëzi! Uroj që shqiptarët ta kuptojnë këtë dhe ta ndalojnë aventurën e tyre kundër Kosovës dhe kombit shqiptar!", theksoi më tutje Bytyçi

(Kosova Sot)