Ky është vendimi me të cilin u tërhoq Projektligji i Demarkacionit, të riut i shtohet edhe Deklarata e Podgoricës

  • 20 February 2018 - 13:06
Ky është vendimi me të cilin u tërhoq Projektligji i Demarkacionit, të riut i shtohet edhe Deklarata e Podgoricës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka tërhequr nga Kuvendi Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin me Malin e Zi për të bërë ndryshimin dhe plotësimin e këtij projektligji përkatësisht aneks-marrëveshjen e bërë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, për rishikimin dhe korrektimin e kësaj Marrëveshjeje në rast të gabimeve eventuale.

Qeveria bëri të ditur se projektligjin e ri (të ndryshuar), për demarkacionin do ta kthejë sërish në Kuvend sot në orën 16:00 kur edhe do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.

Image

(Kosova Sot)