Të dhënat e frikshme të luftës së Kosovës

  • 20 February 2018 - 14:21
Të dhënat e frikshme të luftës së Kosovës

Ani pse po bëhen afro 20 vite që nga përfundimi i luftës, pasojat e saj po vërehen edhe sot e kësaj dite.

Mijëra njerëz të vrarë, mijëra gra të dhunuara, mijëra shtëpi të shkatërruara, e mijëra persona të tjerë të zhdukur. Është rezultati i dëmeve që u shkaktuan në Kosovë nga ushtria serbe, në krye me Millosheviqin.

Për pasojat në njerëz dhe dëmet materiale të luftës, ka shkruar Shkumbin Brestovci në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Sipas të dhënave që ka publikuar Brestovci, gjatë luftës në Kosovë numri i njerëzve që janë vrarë dhe janë zhdukur është 13 mijë e 535 njerëz. Shumica e tyre janë shqiptarë. Mbi 10 mijë.

“Prej tyne shqiptarë 10,812; serb 2,197; tjerë 526”, ka shkruar ai në Facebook.

E figurojnë të dhunuara mbi 20 mijë gra.

Ndërsa, numri i shtëpive të dëmtuara e shkatërruara arrin në mbi 100 mijë. 46 mijë e 414 prej shtëppive ishin të shkatërruara plotësisht, ndërsa 45 mijë e 768 të tjera ishin të dëmtuara rëndë.

E njerëz që mbanin armën e luftonin ishin mbi 3 mijë. 3 mijë e 215 persona saktësisht. Shumica shqipëtarë e kogja në numër edhe serb.

“Ushtarë shqiptar 2,128; ushtarë sërb 1,003; ushtarë tjerë 84; prej tyne civil shqiptar 8,684; civil sërb 1,194; civil tjerë 442”, thuhet në të dhënat që ka publikuar Brestovci.

Ky postim është shpërndarë edhe nga Krenar Gashi, i cili ka shkruar se këto janë shifrat e vetme që duhet të mbahen në mend.

Image

 

(Kosova Sot)