Qarri:Simbol i korrupsionit dhe drogës

  • 20 February 2018 - 15:57
Qarri:Simbol i korrupsionit dhe drogës

 Sipas Gani Qarrit, figura më e banalizuar shtetërore që ka zhytur Shqipërinë në një krizë kaq të thellë identiteti dhe është kthyer në simbol të një sistemi tërësisht të kriminalizuar politik, me një sistem ku sot lulëzon regjimi i përditë- suar mafioz i vrasjeve konspirative, korrupsionit dhe kontrabandës së drogës, mjerisht është vetë Edi Rama, që zyrtarisht si kryeministër i "zgjedhur" do duhej ta udhëhiqte pa pazare, në kurriz të saj dhe në mënyrë pak më njerëzore dhe evropiane vetë Shqipërinë."Në mënyrë që Rama të jetë personalitet i besueshëm dhe idetë e tij të bëhen bindëse për të gjithë shqiptarët, ai pikë së pari duhet ta kthejë Shqipërinë nga vendi i ekzekutimeve kriminale dhe pa asnjë ligj nëpër rrugë, si dikur gangsterët në të ashtuquajturin "perëndim të egër", t'i heqë Shqipërisë imazhin e keq tëoazës e drogës dhe plantazheve të kanabisit, të ndalojë traditën e pazareve të dyshimta e jo transparente të shitjes së territorit vendeve fqinje dhe të punojë seriozisht, që të mos ua gërdisë jetën shqiptarëve në vendin e vet dhe të detyrojë ata dashtë e pa dashtë të largohen nga atdheu i vet", theksoi Qarri për "Kosova Sot". Ai shton se një njeri i cili si kryeministër i vendit amë është i obliguar me Kushtetutën e vendit për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, është zhytur aq thellë në një sistem politik të kriminalizuar, saqë as SHBAja dhe BE-ja, tash e sa vite, nuk po arrijnë t`ia gjejnë fijet, fillin as mbarimin kësaj të keqeje në Shqipëri, e që po infekton edhe Kosovën."Ende, nën regjimin e tij, lirshëm lulëzojnë korrupsioni e kontrabanda e drogës dhe përflitet hapur se ai bashkë me Hashim Thaçin kontrollojnë nëntokën kriminale të mafio-oligarkëve në të dyja anët e kufirit. Për aq më keq, as njëri as tjetri jo vetëm se nuk bëjnë përpjekjen më të vogël për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptareve në FYROM, Mal të Zi e Serbi, por ua pamundësojnë një jetë të dinjitetshme edhe shqiptarëve në Shqipëri dhe në Kosovë, madje Edi Rama gjen luksin që të vijë e të shesë edhe kopalla, kinse qenka për një president të përbashkët të të dy vendeve tona, përderisa nuk është në gjendje bashkë me Hashim Thaçin, as të lidhë interkonjeksionin e lartë energjetik, tash e sa vjet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë", ka potencuar Qarri. 

(Kosova Sot)