Kryeministri takim të mbyllur me SBAShK-un

  • 20 February 2018 - 15:57
Kryeministri takim të mbyllur me SBAShK-un

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur një takim me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), disa orë pasi që Sindikata paralajmëroi protesta në rrugë nëse Qeveria nuk reflekton rreth kërkesave të tyre

Me kërkesën e SBASHK-ut, në shumicën e shkollave të Kosovës sot është mbajtur grevë dyorëshe.

Mësimdhënësit e Kosovës po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës më 5 qershor 2017, veçanërisht po kërkojnë që në Kuvend të procedohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit për vitet 1990-1999.

(Kosova Sot)