Delawie konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Kosovë

  • 20 February 2018 - 16:24
Delawie konfirmon mbështetjen për institucionet e drejtësisë në Kosovë

Ambasadori i Shteteve Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka takuar sot Ministrin e punëve të brendshme Flamur Sefajn, me të cilin kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të ShBA-ve dhe Kosovës.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen civile të Republikës së Kosovës, për modalitetet me të cilat do të ndihmojë qeveria e ShBA-së, në avancimin e këtij sektori.
Me këtë rast, ministri Sefaj, falënderoi ambasadorin Delawie për përkrahjen e vazhdueshme që ShBA i japin MPB-së dhe institucioneve vartëse të saj.
Në anën tjetër, ambasadori Delawie konfirmoi se përkrahja amerikane do të vazhdojë për institucionet zbatuese të rendit dhe ligjit në Kosovë.

(Kosova Sot)