Qeveria e ka gati projektligjin e ri, seanca për demarkacionin mbahet të enjten

  • 20 February 2018 - 17:49
Qeveria e ka gati projektligjin e ri, seanca për demarkacionin mbahet të enjten

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se projektligji i ri që përmban raportin e Komisionit të Shpejtim Bulliqit dhe marrëveshjen e presidentëve të Kosovës e Malit të Zi, është dorëzuar në Kuvend.

Ai ka thënë të ketë bërë kërkesë që seanca në të cilën pritet të votohet marrëveshja e demarkacionit të mbahet të enjten në orën 11.

Haradinaj ka thënë se Mali i Zi nuk obligohet që ta ratifikojë marrëveshjen e re në Kuvend.

“Neve na vjen mirë që nuk janë çështje me shqetësim. Për ne është lajm i mirë sido që i quajnë ata. Me rëndësi që do të korrektohen gabimet. Ne nuk kemi kërkesë ndaj Malit të Zi. Ata e vlerësojnë”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot)