Paralajmërohet rritje e rasteve të fruthit në Evropë

  • 20 February 2018 - 17:52
Paralajmërohet rritje e rasteve të fruthit në Evropë

Evropa ka parë një rritje të madhe të rasteve të fruthit në 2017-ën, të cilën Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është një tragjedi pas një rekordi të ulët prej 5.273 rastesh në vitin 2016.

Rastet u rritën katër herë, me më shumë se 20,000 njerëz të prekur dhe 35 vdekje.

Vitin e shkuar edhe në Kosovë ishte  shënuar viktima e parë nga kjo sëmundje, transmeton Klan Kosova.

Pesëmbëdhjetë vende të rajonit evropian, përfshirë Britaninë e Madhe, kishin shpërthime të mëdha të fruthit. Rastet e kësaj sëmundje ishin më të larta në Rumani, Itali dhe Ukrainë.

Njerëzit që shmangin vaksinimin janë pjesë e problemit, thonë ekspertët.

Megjithëse hulumtimi i publikuar 20 vjet më parë për një lidhje të mundshme mes vaksinës MMR dhe autizmit është diskredituar, frika që krijoi kjo ka dëmtuar besimin e disa njerëzve në vaksinën.

Fruthi është një sëmundje virale infektive që mund të jetë vdekjeprurëse.

Vaksina MMR mund ta parandalojë atë.

(Kosova Sot)