Kelmendi: Këta po arrijnë që t'i korruptojnë këta prokurorë e gjyqtarë të sistemit të drejtësisë

  • 20 February 2018 - 18:21
 Kelmendi: Këta po arrijnë që t'i korruptojnë këta prokurorë e gjyqtarë të sistemit të drejtësisë

Eksperti i Integrimeve Evropiane, Jeton Kelmendi tha për "Kosova Sot', se është më se i saktë vlerësimi se prokuroritë dhe prokurorët tanë po vazhdojnë që disa vjet të flenë mbi dosjet e krimit. "Përderisa në skenën politike të qëndrojnë njerëzit e zhytur në krime, njerëzit e korruptuar dhe të fuqishëm, derisa janë shndërruar në multimilionerë, nuk do të ketë zbardhje të rasteve, ngase këta po arrijnë që t'i korruptojnë këta prokurorë e gjyqtarë të sistemit të drejtësisë, qoftë vendorë qoftë ndërkombëtarë, prandaj po ndodh kjo", ka theksuar ai. "Pa largimin e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limajt nga skena politike dhe pushteti nuk ka funksionim të sistemit të drejtësisë. Së pari, këta duhet të bien nga pushteti, e vetëm më pas duhet që të ndërrohet e tërë struktura e stafit menaxherial të Prokurorisë", ka shpjeguar ai. Sipas Kelmendit, nuk ka funksionim të sistemit të drejtësisë me Aleksandër Lumezin, "njeriun që e ka diplomën e jurisprudencës fals dhe të tillë si ai kemi gjithë andej Kosovës" .

(Kosova Sot)