A ka mundësi që njerëzit TË JETOJNË PËRJETË?

  • 20 February 2018 - 19:21
A ka mundësi që njerëzit TË JETOJNË PËRJETË?

VLEN PËR NJERËZIT QË KANË LINDUR PAS VITIT 1970

Pleqëria së shpejti mund të bëhet çështje e së kaluarës

Sipas një futurologu (eksperti i së ardhmes) të njohur, pleqëria së shpejti mund të bëhet çështje e së kaluarës. Ai thotë se të gjithë njerëzit e lindur pas vitit 1970 në teori do ta kenë mundësinë që, deri në vitin 2050, duke u bashkuar me inteligjencën artificiale, të jetojnë përjetë, pra të bëhen të pavdekshëm. Inxhinieringu gjenetik mund të përdoret së shpejti për ta zgjatur jetën e trupit të njeriut, duke zvogëluar, apo ndalur në tërësi, plakjen e qelizave. Përparimet në inteligjencën artificiale (IA) mund të rezultojnë me trupa androidë për njerëz, për të jetuar edhe pasi që trupi i tyre nga mishi e gjaku të ketë vdekur dhe të jetë kalbur. Pra, pas vdekjes së njerëzve, vetëdija e tyre ("shpirti") do të mund të shkarkohet në realitetin virtual, ku do të mund të jetojnë përjetë. Këto pretendime janë bërë nga dr. Ian Pearson, një inxhinier dhe shpikës nga Ipsviçi. 

Image

Plakja e qelizave mund të ndalet 

Grali i shenjtë për inxhinierinë gjenetike, pavdekësia e njerëzve, për një kohë të gjatë ka fascinuar shumë njerëz, thotë ai. 'Ka shumë njerëz që janë të interesuar që të jetojnë përjetë', thotë dr. Pearson. Dr. Pearson thotë se të gjithë ata njerëz që do të jenë gjallë deri në vitin 2050 mund të jenë në gjendje që t'i bëjnë bisht vdekjes. Në fillim, thotë ai, kjo do të jetë e mundur vetëm për të famshmit dhe të pasurit. Dr. Pearson thotë se ka disa parametra që premtojnë realizimin e një qëllimi të tillë. Njëri prej tyre përdorë inxhieringun gjenetik për të përtërirë apo bërë organe të reja të trupit. Prodhimi i këtyre organeve do ta zvogëlojë nevojën për donatorë të organeve. Disa shkencëtarë mendojnë se, së shpejti, do të jetë e mundur që plakja e qelizave të ndalet, apo edhe të kthehet në drejtim të kundërt. Dr. Pearson thotë: 'Askush nuk dëshiron të jetojë përjetë me trupin e një 95 vjeçari. Por, nëse trupi i njerëzve mund të përtërihet, sikur që ishte në moshën 29 ose 30 vjeçare, atëherë kjo është gjë tjetër. Ai thotë se, derisa të përtërihet organizmi ynë, vetëdija jonë mund të ruhet në realitetin virtual. Vetëdija e njeriut do të shkarkohet dhe futet në serverët online dhe ne do të jemi në gjendje që të përdorim çdo trup android për të kaluar në botën reale. Një tregues tjetër i progresit në këtë fushë, është ai që ka të bëjë me kukullat e seksit, thotë Pearson, meqë ato, gjeneratë pas gjenerate, janë duke u dukur gjithnjë e më të ngjashme me njerëzit. Dr. Pearson krahason përdorimin e trupave të tillë androidë, si shtëpi për vetëdijen tonë, me marrjen e një veture me pagesë. Në vend të udhëtimit në Australi, për ta vizituar shtëpinë e operës në Sidnej, do të mundemi që ta shkarkojmë mendjen tonë në ndonjë trup android në atë vend. Tani, futurologët thonë se, falë një kombinimi të përparimeve teknologjike, së shpejti njerëzit do të jenë në gjendje që të jetojnë përjetë. Tani për tani ka tri mendime rreth asaj se si njerëzit do të mund të bëhen të pavdekshëm. 

Image

Mundësia e parë: Rigjenerimi i trupit  Shkencëtarëve tanimë iu ka shkuar për dore që të përfitojnë substanca kimike, të rrisin inde dhe organe në laborator. Në kombinim me printimin 3D dhe me kthimin mbrapshtë të plakjes së qelizave, trupi jonë mund të jetojë më gjatë sesa ndonjëherë më parë. 

Mundësia e dytë: Zëvendësimi i trupit me robotë Robotët janë duke u bërë gjithnjë e më të ngjashëm me njerëzit, prandaj në të ardhmen do të jetë e mundur që vetëdija ("shpirti") i njeriut, të bartet te një android. Mundësia e tretë: Një botë virtuale Realiteti virtual dhe ai i theksuar kanë filluar ta mjegullojnë kufirin midis realitetit fizik dhe atij virtual. Sipas kësaj mundësie, vetëdija e njeriut do të vazhdojë që të ekzistojë në realitetin virtual edhe pas vdekjes së trupit, në realitetin fizik. 

Mundësia e tretë: Një botë virtuale Realiteti virtual dhe ai i theksuar kanë filluar ta mjegullojnë kufirin midis realitetit fizik dhe atij virtual. Sipas kësaj mundësie, vetëdija e njeriut do të vazhdojë që të ekzistojë në realitetin virtual edhe pas vdekjes së trupit, në realitetin fizik. 

(Kosova Sot)