Përkundër takimit me Haradinajn, mundësia e grevës nuk është larguar

  • 20 February 2018 - 19:37
Përkundër takimit me Haradinajn, mundësia e grevës nuk është larguar

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK’ut e ka lënë mundësinë e rifillimit të grevës nëse nuk do të realizohen kërkesat e mësimdhënësve.

Përkundër takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, mësuesit e Kosovës mund t’i rikthehen grevës.

“Takim që na lë përshtypje të mendojmë se gjërat megjithatë po shkojnë si duhet. Ajo që thashë kam dronë se me 24 shkurt kur e kemi Kongresin do të jemi të shtrënguar në kuadër të agjendës së Kongresit do të kemi edhe një pikë diskutimesh të jashtëzakonshme lidhur me situatën aktuale

Por a ka mundësi për grevë të sërishme?

“Ka gjasa sepse mësimdhënësit e Kosovës duke e ndjerë respektin ndaj kolegëve të tyre që kanë punuar në vitet e 90’ta e veçmas ndaj atyre që fatkeqësisht nuk janë në mesin tonë. Ata janë të lidhur emocionalisht me ato vjet dhe po them kushtimisht gjërat e tjera se do të lëshonin pe duke i dhënë hapësirë dialogut dhe zgjidhjeve të njëpasnjëshme mirëpo ajo që hetohet te mësimdhënësit e Kosovës është që për ligjin e viteve të 90’ta të mos lëshohet pe dhe unë kam frikë gjërat si po shkojnë tani Kongresi mund të sjellë vendim dhe mund të autorizojë Kryesinë dhe mua ose kryetarin tjetër që mund të zgjedhjet që të fillojnë me veprime radikale”, tha Jashari për televizionin Dukagjini.

Mësimdhënësit mbajtën grevë dy herë këtë muaj nga disa orë mësimore.

(Kosova Sot)