BADALLAJ:NUK BËHET BASHKIMI KOMBËTAR ME HAJNA DHE NJERËZ TË KORRUPTUAR

  • 20 February 2018 - 21:44
BADALLAJ:NUK BËHET BASHKIMI KOMBËTAR ME HAJNA DHE NJERËZ TË KORRUPTUAR

Analisti Reshat Badallaj thotë se kjo që tha Edi Rama në Prishtinë s´është asgjë tjetër pos një shou."Kryeministri i Shqipërisë aludon në bashkimin kombëtar, por një gjë duhet ditur, se bashkimi kombëtar nuk bëhet me matrapazë, dallaveraxhinj dhe kopilë që dredhin dhe zhdredhin. "Nuk bëhet bashkimi kombëtar me hajna dhe njerëz të korruptuar, keni vënë re se për çdo ditë që nga mëngjesi deri në darkë faktori ndërkombëtar, si në Tiranë, si në Prishtinë, i thonë hapur dhe i bien 'shuplakë' çdo ditë duke iu thënë luftojeni korrupsionin, se jeni të korruptuar deri në fyt. Si ka mundësi këtë ide ta përkrahë populli, kur në të dy vendet lulëzon krimi i organizuar nga kanalet e nëntokës kriminale që në dorë të dy shtetet i kanë dhe i drejtojnë mafiooligarkët", u shpreh ai. "Është një e mirë që tashmë populli i ka kuptuar të dy dhe askush nuk u zë besë, sepse janë të pabesë dhe nuk kanë qëllim të përnjëmendtë dhe serioz, por janë mafio-oligarkët më të fortë në Ballkan. Rama-Vuçiqi-Thaçi dhe këlyshi i vogël, spiuni i UDB-së serbe dhe kumbara i Jovica Stanishiqit, janë duke ecur tinëzisht dhe me hile, për të bërë tregti dhe për të tallur me fatin e shqiptarëve", tha Badallaj për "Kosova Sot". "Shqiptarët duhet pasur shumë kujdes dhe nuk duhet të rrëshqasin aq lehtë, sepse urithi i nëntokës kriminale kundër shqiptarëve është spiuni i Serbisë, Baton Haxhiu, pasi në fund të fundit ky paguhet për këtë punë", tha Reshat Badallaj për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)